Zgjidhen 9 anëtarët e rinj të KED (VIDEO)

253
Sigal

Këtë të Premte, në ambientet e Presidencës, u hodh shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2022.

KED përbëhet nga dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative.

Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Sokol Binaj, Anila Leka, Edlira Petri, Enton Dhimitri, Arta Marku, Etien Kapo, Klodian Mema Veizi, janë anëtarët e zgjedhur.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet sa herë është e nevojshme, për të kryer verifikimin e kushteve ligjore dhe për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Anëtarë të përhershëm të KED të zgjedhur nga Gjykata Kushtetuese

  1. Marsida Xhaferllari
  2. Elsa Toska

(Anëtarë zëvendsësues – Altin Binaj)

Anëtar i përhershëm i KED i zgjedhur nga Gjykata e Lartë

  1. Sokol Binaj, i cili merr dhe drejtimin e KED

(Anëtar zëvendsësues – Sandër Simoni)

Anëtarë i përhershëm i KED i zgjedhur nga Prokuroria e Përgjithshme

  1. Anila Leka

(Anëtar zëvendsësues – Thoma Jano)

Anëtarë të përhershëm të KED të zgjedhur nga gjykatat e Apelit

  1. Edlira Petri
  2. Enton Dhimitri

(Anëtarë zëvendsësues – Ritvan Hado)

Anëtarë të përhershëm të KED të zgjedhur nga prokuroritë e Apelit

  1. Arta Marku
  2. Etien Kapo

(Anëtar zëvendsësues – Genti Xholi)

Anëtarë i përhershëm i KED i zgjedhur nga gjykatat administrative

  1. Klodian Mema Veizi

(Anëtar zëvendsësues – Erarbër Madhi)