Zgjedhjet e 30 Qershorit, zbardhen përgjigjet e Komisionit të Venecias

251
Sigal

Komisioni i Venecias lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe nuk e këshillon Gjykatën Kushtetuese t’i përsërisë ato.

Në draft-opinionin që Venecia i ka përgatitur Gjykatës Kushtetuese, dokument i cili zyrtarisht do të miratohet nesër nga vetë komisioni thuhet se bojkoti i partive (siç bëri PD në 2019) nuk është arsye që zgjedhjet të mos mbahen çdo katër vjet siç është periodiciteti i tyre.

Mendimi Komisionit të Venecias ju kërkua nga Gjykata Kushtetuese pasi ajo po shqyrton një padi të shoqatave të bashkive të drejtuar nga Voltana Ademi.

Padia kërkonte pavlefshmërinë e zgjedhjeve, me argumentin se Presidenti i Republikës e anuloi dekretin për mbajtjen e tyre, në kushtet kur Opozita bojkotoi, dhe në gjysmën e bashkive nuk kishte garë.