Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi: Të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit

417
Sigal

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ka cituar intelektualin e njohur Kim Mehmeti për t’u kthyer përgjigje “të gjithë tellallëve të puçit kushtetues, që nxisin diversione të rëndomta për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit”.

Në vijim reagimi i plotë i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi

Të gjithë tellallëve të puçit kushtetues, që nxisin diversione të rëndomta për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit do t’ju përgjigjesha vetëm me këtë arsye madhore për pjesëmarrje masive, që jep një personalitet i madh i kombit tonë dhe me integritet të jashtëzakonshëm, Kim Mehmeti:

“Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti, gjë që u ndodh vendeve të marra peng nga strukturat kriminale. Dhe ato shtete janë pronë e regjimit e jo e popullit. Shqipëria prej moti është bërë pronë e ‘Rilindjes’ së Piktorit, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që mëkot presin shpëtim nga vendet e Perëndimit”.

Ndaj të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit!