Zbuloni shumën e parave që do marrin prezantuesit e Sanremo 2020

722
Sigal

Gazeta e përditshme italiane me bazë në Milano, ”Il Giornale”,  ka bërë një llogaritje me përafërsi sesa mund të paguhen prezantuesit e Sanremo 2020. Referuar shifrave të kaluara, Amadeus, prezantues dhe drejtori artistik i edicionit të këtij viti, mendohet se do të paguhet 500,000-600,000 euro.

Bashkë-prezantueset e tij në skenë, 11 personazhe të njohura të ekranit italian, por jo vetëm, mendohet se do të paguhen 20,000-25,000 euro. Rula Jebreal, analiste e politikës së jashtme arabe, shkrimtare dhe skenariste, është shprehur se do t’i dhurojë për bamirësi paratë. Mendohet se me të njëjtën shumë, pra 20/25 mijë euro do të paguhen edhe prezantueset e tjera.

Sipas gazetës ”Il Giornale”, emra të tjerë si Antonella Clerici, prezantuese italiane, mund të paguhen me dyfishin e shumës. Për Mara Venier, veteranen e televizionin italian, nuk dihet asgjë. Përveç kësaj, mes tyre do të prezantojnë edhe moderatorja e njohur shqiptare , Alketa Vejsiu.

Shpenzimet për Sanremo 2020 duhet të jenë në shifra të përafërta me edicionet e viteve të kaluara. Mendohet se shpenzimet kapin shifrën 18 milionë euro.