Situata me reshjet, Ministria e Brendshme: Të gjitha hidrovoret janë në gatishmëri

556
Ministria e Brendshme ka dhënë informacion për situatën në vend, nisur nga reshjet e dendura të shiut. Për të pasur nën kontroll situatën dhe për të ndërhyrë në raste të emergjencave natyrore, janë vënë në gatishmëri të gjitha mekanizmat e nevojshme.
Sipas Ministrisë së Brendshme, aktualisht janë në gatishmëri të gjitha hidrovoret, si dhe ekskavatorët e Drejtorive të Ujitjes dhe të Kullimit.
Informacion i orës 10:00, datë 30.11.2017
Mbi situaten në infrastrukturën e kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja nga rreshjet e ditës së sotme:
Në të gjithë territorin e vendit kanë filluar reshjet e shiut dhe deri më tani nuk kemi ndonjë situatë problematike.
Aktualisht të gjithë hidrovoret janë në gatishmëri dhe qysh nga dita e djeshme janë futur në punë (me regjime të ndryshme) për të mbajtur nivele sa më të ulta të ujit për t’i paraprirë përballimit të prurjeve të mëdha, që mund të krijohen nga rreshjet intensive në orët në vijim.
Ekskavatorët e Drejtorive të Ujitjes dhe të Kullimit Lezhë, Fier, Durrës dhe Korçë po mbahen në gatishmëri për të mundësuar ndërhyrjet në rast të situatave emergjente.
Stafet teknike të këtyre drejtorive po monitorojnë në terren situatën sidomos argjinaturat mbrojtëse të lumenjve.
Gjithashtu janë mbajtur kontakte me OSHEE për furnizimin pandërprerje me energji elektrike të hidrovoreve.
Sigal