Një skemë e vjedhjes së naftës bruto është zbuluar në sektprin e degantimit te Usojës në Ballsh të Mallakastrës.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se është duke u zhvilluar një operacion policor, ku janë shoqëruar disa persona dhe autobotë për në ambinetet e drejtorisë vendore të policisë Fier.
Po këto burime pohojnë se ishte ngritur një skemë vjedhje ku autobotë që shkonin në degantimin e Usojës për të marr ujë nga degantimi i naftës bruto për ta rifutur në nëntokë në shtresat e naftës për të shmangur ndotjen sipas proçeseve teknologjike, ata i pomponin naftë bruto, pra mbushnin autobotët me naftë bruto të cilën më pas e shisnin tek persona të tjerë sipas zbatimit të skemës së vjedhjes.