GLADIATORET E USTA IPAUDHIT

321
Sigal

Nga Taulant Dedja

Këta artistët që janë pro shëmbjes së një godine me vlera historike si Teatri Kombëtar le t’i bëjnë dhe një shërbim tjetër, përveç peticionit politik, qeverisë dhe bashkisë së 99-tshave.

Le të hypin mbi fadroma, le të vishen me uniforma polici e me shkopinj gome në dorë e me pranga në brez t’u vërsulen kolegëve të tyre që mendojnë ndryshe! Kështu e kryejnë tamam misionin që kanë marrë përsipër!

Yxhym përpara për spektakël o “gladiatorët” e shekullit XXI!

Lartmadhëria e tij Usta Ipaudhi i Parë dhe lehësit do ju brohorasin nga tribuna! Të dashur “gladiatore” jeni të pabesueshëm se duke iu drejtuar politikës keni bërë vetë politikë!