Zbulohet baza ku trafikantët shqiptarë po e fshehin drogën

585
500 kilogramë drogë të sekuestruar në brigjet e Puglias në Itali, ishte nisur nga zona e Nartës në Vlorë. Po në Lagunën e Nartës lënda narkotike ishte magazinuar prej dy javësh në një banesë të braktisur.
Pavarësisht goditjeve të grupeve kriminale në disa qytete të ndryshme të vendit tonë nga Policia e Shtetit nëpërmjet operacionit “Forca e Ligjit”, përsëri trafiku i drogës nëpërmjet skafeve vijonë të jetë aktiv në mënyrë periodike nga Shqipëria drejt brigjeve Italiane.
Rasti i fundit u shënua një ditë më parë. Një gomone 7 metra e gjatë e ngarkuar me 500 kg kanabis u kap në brigjet e Puglias. ABC News ka mësuar nga grupi hetimor se, lënda narkotike ishte magazinuar më herët në një banesë të braktisur në Lagunën e Nartës. Pikërisht aty, kanabisi ishte dërguar dy javë më herët nga zona të thella të malësisë së Vlorës, duke u paketuar e bërë gati për transport. Gjithashtu, në breg të lagunës pranë disa shkurreve u gjetën dy bidona të boshatisur me benzinë, të cilën skafistët e kanë përdorur për furnizimin e gomones.
Ndërkohë, brenda banesës, uniformat blu të qytetit bregdetar sekuestruan ushqim dhe bishta cigaresh që dyshohen se janë konsumuar nga personat, të cilët kishin në ruajtje shtëpinë braktisur. Policia ka ushtuar kontroll edhe në banesat e dy skafistëve të arrestuar në Itali, por që deri më tani nuk rezulton asnjë e paligjshme.
Policia ka sqaruar se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës “Tri Port” dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det. Përgjegjësit u prangosën, duke cuar në pranga 2 punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare në ‘Tri Port’, N/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor.
Hetimet i nisur më herët nga SHCBA-ja doli në konkluzionin se 2 efektivët nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap me lëndë narkotike mëngjesin e së hënën në brigjet Italiane. 
Sigal