Zbuloni sekretin e vetëm për një martesë të lumtur

595
Asnjë lidhje nuk është si tjetra, kështu që si mund të jetë këshilla e zbatueshme për të gjithë?!
Çiftet duhet të dëgjojnë këtë gjë : ju dhe partneri juaj duhet të ikni çdo vit pa fëmijët tuaj me pushime. Këto janë disa arsye kryesore pse duhet të udhëtoni vetëm me partnerin tuaj:
1. Seksi
Prania e shpeshtë e fëmijëve tuaj, ju ka bërë të mos e keni mirë jetën seksuale. Por ju e dini se çfarë mund të ndihmojë në zgjidhjen e kësaj? Një dhomë hoteli, një mjedis tjetër etj. 
2. Biseda që nuk kanë lidhje me fëmijët
Mundohuni që bisedat tuaja mos të jenë vetëm për fëmijët tuaj. Nëse ndodhë kjo gjë, ju do bini në monotoni dhe nuk do keni gjë tjetëe për të folur. Si pasojë edhe martesa do ju mërzitet.
3. Eksploroni vende të reja
Duke bërë këtë gjë, do jeni më shumë në kontakt me gjëra të reja. Do ndiheni sikur jeni një çift që sapo jeni njohur dhe kjo do ju bëjë shumë mirë. Martesa duhet të ketë pak adrenalinë brenda, që të funksionojë mirë. Mos harroni se udhëtimet i bëjnë shumë mirë shpirtit.
Sigal