Zbardhet rrëmbimi i një 23-vjeçari shqiptar/ Tre bashkatdhetarë e mbajtën peng 24 orë në makinë, derisa…

284
Sigal

Policia greke në Selanik ka zbardhur rrëmbimin e një 23-vjeçari shqiptar, ngjarje e ndodhur në shkurtin e vitit të kaluar. Sipas policisë autorët janë tre bashkatdhetarë, të cilët e mbajtën të riun peng më shumë se 24 orë në një makinë.

Mediat greke raportojnë se autorët morën 2500 euro dhe pengu u la i lirë, pas pagesës prej 1000 euro.

Sipas policisë tre bashkatdhetarë të të riut u identifikuan si autore, ndërsa dy gra të reja greke që morën përsipër të merrnin paratë janë gjithashtu të përfshira në çështje.

Nga hetimet rezulton se motivi i veprimit të tyre duket se kanë qenë mosmarrëveshjet financiare që autorët kishin me 23-vjecarin.

Çështja kundër tyre do të paraqitet në Prokurorinë e Selanikut dhe më pas pritet të lëshohen urdhër arrestet.