Përgjimet e këngëtares Elsa Lila me anëtarët e grupit kriminal të trafikut të drogës në Itali janë zbardhur nga mediet italiane. Lila dyshohet se ishte menaxherja e grupit dhe detyra e saj ishte të merrej me financat dhe lekët që fitonin nga aktiviteti i paligjshëm. Grupi përdorte celularë të koduar për të mos u përgjuar. Numri i personave të përfshirë dyshohet se ka qenë më i lartë, pasi në një dëshmi të personave të përfshirë thuhet se: “Nëse ‘kutia’ hapet, do duhet të bëjnë një burg të ri në Romë!”.
Mediet italiane kanë publikuar edhe disa pjesë nga përgjimet e bëra nga prokuroria italiane.
“Si mund të gjesh një shok brenda aparatit shtetëror?”, thotë një i përgjuar në telefon.
Veç Elsa Lilës, në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë, përfshirë boksierin Petrit Bardhi, i njohur si “Titi”.




















