Zbardhen detaje nga ekzekutimi në atentat i 34-vjeçarit nga Tepelena, kush e dinte që makina s’ishte e blinduar?

456
Zbardhen detaje nga ekzekutimi në atentat i 34-vjeçarit nga Tepelena, i cili ishte në kërkim nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Tiranë në maj të këtij viti, ku viktimë mbeti Elton Çiça.
Ai është Nelgert Pata 34 vjeç, dhe eshte qëlluar me 30 plumba teksa drejtonte automjetin tip “Vokswagen” me targë AA 166 IY.
Sigal

Viktima e djeshme, Nelgert Pata, u ekzekutua me breshëri automatike në Fier, ndërsa një tjetër person që e shoqëronte atë mbeti i plagosur.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në aksin rrugor Fier–Seman, në vendin e quajtur “Qenas”, raporton “Panorama”

Persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë mjetit tip “Volkswagen”, me targa AA 166 IY, duke e qëlluar atë në ecje.

Për pasojë, 34- vjeçari Pata, që dyshohet të ketë qenë edhe shënjestra e atentatorëve, gjeti vdekjen e menjëhershme. Ndërsa personi tjetër që drejtonte mjetin me të cilin ata udhëtonin, shtetasi Ari Halinani, 38 vjeç, mbeti i plagosur rëndë.