Ylli Dygjeri: Sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

594
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri

Sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Me gjithë arritjet e përpjekjet e mëdha në vite, kjo ditë e gjen shtypin shqiptar me fenomene
të pa njohura më parë. Sfidat e lirisë së shtypit janë përsëri një çështje e shtruar për zgjidhje. Informaliteti, vasaliteti, klientelizmi, mungesa e profesionalizmit janë bashkëshoqëruese të mediave në mbarë vendin.
Diferencimet në shpërblime janë të pa perceptueshme. Sot lexuesi apo shikuesi po njeh njëherësh analistë zengjin dhe gazetarët
e hot dog-ut. Pronarë mediash oligarkë, dhe gazetarë borxhlinj apo kredimares bankash. Ekranet e TV -ve nën inflacion, çdo ditë e më shumë po akaparojnë analistë profesionist
të kontraktuar e paguar nga pushteti që i ka punësuar familjarisht në administratë e i sponsorizon tërësisht në “Portalet Private” Gazetarin freelens e zëvëndësoi pa pritur gazetari Lorenc! Prangat i ka zëvëndësua gazi helmues, dhe gazin komik (humorin) po e largojnë nga puna. Kadrinjë e kazanët janë emërtimet me shumicë që Kryetari i gjëndjes civile të shtetit shqiptar po i ve çdo ditë gazetarëve.
Kjo është panorama që e gjen sot median shqiptare në ditën Botrore të shtypit.
Në këtë klimë mbytëse e çensure, bëjnë përpjekje edhe Shoqatat e Gazetareve që
duan të rriten e s’dinë të rriten.