Xhafer Korro: 105 Vjetori i hapjes së shkollës në gjuhën shqipe në fshatin Limar të Përmetit

Fshati Limar gjendet në krahinën e Malëshovës. Mbi 627 metra mbi nivelin e detit ndodhet kjo krahinë malore. Fshati Limar në shekullin që kaloi gjer para Luftës së dytë Botërore ka pasur 120 shtëpi. Sot kanë mbetur 10-12 shtëpi. Populli i fshatit Limar ka qenë gjithmonë i dashuruar pas dijes. Burrat që punonin jashtë shtetit dinin të flisnin gjuhë të ndrryshme. Shkollat dihet se u hapën nga fillimi i shek XIX në gjuhën greke, pranë kishave dhe në gjuhën turke(arabishte) pranë xhamive etj. Apostol e Mihal Baro në vitin 1908 sollën abetaren e parë në Malshovë dhe më vonë Abetaren me shkronjat e Stambollit. Këto Abetare që shtypeshin në Bukuresht-Sofje u përhapën fshehurazi në zonë. Në vitet e mëvonshme erdhën libra nga shoqëria “Vatra” në SHBA.

 Këto i sollën Sabri Grilli, Laze Korro Culi Kano etj.  Mështu po përhapej leximi.

Sigal

Në këto kohëra pas Luftës së parë Botërore po bëheshin përpjekje për përgatitjen e mësuesve të gjuhës shqipe. Një shkollë e tillë u hap në Libohovë të Gjirokastrës. Nga ky kurs doli dhe Sami

Cafka, një djalë i ri nga fshati Leskaj me nota të mira. Pleqësia e fshatit Limar në gusht të vitit 1919 caktoi Sami Cafkën të hapë shkollën e parë shqipe në Limar. Në fillim shkolla kishte 14 nxënës. Më vonë numri i nxënësve u rrit dhe harriti mbi 30 nxënës. U mbyllën shkollat e gjuhës greke dhe turke. Kjo qe meritë e pleqësisë, por edhe e mësuesit të parë të gjuhës shqipe, të të paharuarit Sami Cafka. Më vonë shkolla në Limar u mbyll dhe u hap një shkollë për tri fshatrat, Leskaj. Limar, Malëshovë, në fshatin Malëshovë. Samiu punonte me dy turne. Këto ishin vështirësi të mëdha. Në luftën e vitit 1941 Italo-Greke, në fshatin Limar u bë mbledhja e 30-të e ca burrave. Komanda greke i kishte mbledhur në kishë dhe di t’i pushkatonte për arsye se ishin vrarë ca oficerë grekë nga artileria italiane. Këta akuzoheshin si “Filo italianë”.  Për shkak të një drite që një grua atë natë e përdori të ushqrente bagëtinë në qilarpra koincidoi ngjarja me dritën, ku u vranë në Trepeticë, vend mbi fshat. Në kishë erdhën dy oficerë anglez. Qe fati i popullit ku Samiu foli në anglisht dhe italisht ku tha: ky popull është i pafajshëm dhe po i vrasin kot! Fjalën e tij e përforcoi edhe një tjetër. Sami Cafka dhe Dashë Grilli shpëtuan 30-të burrat të fshatit. Komanda dha urdhër dhe u lieuan të lirë dhe të pafajshëm.

Ky mësues i talentuar punoi shumë tema në popull si pedagogjike dhe shkencore me thelb të thellë edukues dhe shkencor në shoqëri. Për punën e tij të mirë u emërua shef i arsimit në Përmet dhe kur u nda qyteti i Këlcyrës më vete, ai drejtoi arsimin në rrethin e Këlcyrës.

Ai shquhej për punë të kujdesshme në arsim, respektin dhe dashurinë në shoqëri dhe vartësit e tij.

Në kohën kur u rrëzua Sejfulla Malëshova si “oportunist” që donte t’i përulej perëndimit. Kjo ndodhi se ai shprehu pikëpamjet e tij për një Shqipëri me dyer të hapura. Ai u shpreh hapur se ne jemi vend i varfër, i sapo dalë nga lufta ne kemi dhe nevojë për peronën e ndryshkur të perëndimit. Diferencimin politik le ta mbajmë nga Moska…po unë që andej po vi, por ekonomia e saj është e dobët e dalur nga lufta… kto janë shprehjet e tij. ai më vonë u internua në Fier i bllokur nga populli ku dhe atje vdiq i vetëm. Sejfulla Malëshova ishte i vëllai i gruaas së Samiut, Zenepes, prandaj e pësoi dhe Samiu. E mënjanuan nga drejtimi i arsimit. Atë e dërguan mësues në fshat, ku punoi deri sa mbylli sytë. Ky ishte mësuesi i parë i hapjes së shkollës shqipe në Limar. Në Limar nuk u hap më shkollë se nxënësit vazhdonin në Malëshovë. Limariotët i kërkuan qeverisë së asaj kohe të planifikonte një mësues për fshatin Limar, por kërkesat e tyre binin në vesh të shurdhët, nuk po merrnin përgjigje. Atëhere Limariotër, që ishin arsimdashës, më 1929 dërguan një përfaqësi në Tiranë që të takoheshin me ministrin e arsimit për të ndihmuar të hapnin një shkollë në fshatin e tyre, por ishte e pamundur takimi me të. Ata i priti zoti Aleksandër Xhuvaniu, i cili premtoi se do t’ia paraqiste ministrit. Limariotët pritën gati tre vjet duke e përsëritur kërkesën çdo vit. Ata duke mos marrë përgjigje, nisën në vitin 1933 një përfaqësi tjetër., por ministrinë e drejtonte përsëriZoti Culi Kano. Këtë herë ata kishin ardhur me përgatitje të plotë. Shpenximet do ti paguante fshati dhe mësuesin e kishin gjetur vetë me shoqëri dhe miqësi. Ishte Peço Stani nga krahina e Zagorisë. Mbas një këmbëngulje prej një jave dhe me ndihmën e zotit Aleksandër Xhuvani ata takuan ministrin e arsimit zotin Mirash Ivanaj. Ai i priti, i dëgjoi kërkesat e tyre dhe u dha fjalën se do ta kishte parasysh kërkesën për hapjen e shkollës. Kështu në vitin shkollor 1933-1934 u rihap në fshatin Limar shkolla me mësues y/ Peco Stani. Në këtë shkollë vazhduan më pas pandërprerje më mësimet me mësues Bektash Shkëmbi. Në vitet e para pas luftës punuan dy motrat nga Shkodra me mbiemrin Shenaze. Njëra nga ato punoi në Lmar dhe tjetra në Malëshovë. Meqënëse shkolla e fshatit ishte djegur, mësimet jepeshin në shtëpinë e Refat Carcanit ose të djalit të tij Ramadan Carcani. Më vonë u ndërtua shkolla më mdhështore. Mësuesit më shumë ishin zagoriotë. I pari Spiro Carka nga Zheji, ku punonte me dy turne… më vonë ishin dhe gjashtë fëmijë që vinin nga Kalaja, gati dy orë rrugë, nga të cilët kam qenë edhe unë. Kemi kaluar shumë vështirësi. Në vitin 19449 u hap shkolla në fshatin e re Kala me 17 nxënës. Mësues i parë ishte trifon Zyba. Nuk mund të rri pa përmendur se më vonë në Limar, erdhi mësuesi i talentuar Sofokli Tole, nga Lucka e Përmetit, i cili solli dhe fi8zarmonikën e parë në fshat. Kështu vazhduan më vonë mësuesit Llukan Nika, Dhame Cacka, Irakli Kasapi etj., që ishin nga krahina e Zagorisë. Vendet më lart se Përmeti mbuloheshin me mësues nga Gjirokastra, deri sa Përmeti përgatiti kuadrot e tij. Në vitin 1957 filloi punë në fshatin Kala djali i fshatit Xhaferr Korro ku dha mësim për katër vjet. Më vonë punoi dhe në fshatrat Malëshovë, Limar dhe Leskaj. Duke filluar nga viti shkollor 1963-1964 dhe deri sa doli në pension në vitin 1992 për gati 30-të vjet punoi në këto shkolla. Me ardhjen e demokracisë fshati u shpërngul, nxënësit ranë në numër. Shkolla që ishte ndërtuar e re në vitet ’70 u prish. Tani në Limar ka 10-12 shtëpi dhe vazhdon traditën me pak nxënës.

Në këtë vit shkollor 2023-2024 shkolla Limar mbush 105 vjet kur hapi dyert e arsimit shqiptar.

Përmetit

Qyteti im! Me lule plot trëndafila,
Në ëndërr të shoh e zgjohem pagdhirë!
Malli më mori të eci në rrugët e tua,
me shokë e shoqe që i dua shumë!

Ushtar i panjohur tregon historinë.
Busti i Naimit të shton bukurinë.
Guri i qytetit tregon lashtësinë.
I djegur tri herë si viganë të ngrin.

T’ja marr këngës në “Oden Labe”.
Të ushtojë kënga në gryka e male!
Kënga e bukur, kënga përmetare,
me kulturë të lashtë treva përmetare.