Vullnetar të huaj japin gjak për fëmijët talasemikë, Presidenti Meta: Mirënjohje për këtë akt human!

229
Sigal

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në seancën e dhurimit vullnetar të gjakut, të organizuar nga një grup shtetasish të huaj, rezidentë në Shqipëri, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tranfuzionit të Gjakut në Laprakë, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”.

Kreu i Shtetit tha se dhurimi i gjakut nga të huajt, të cilët jetojnë dhe punojnë në Shqipëri është akt human, por edhe shprehje e mirënjohjes ndaj mikpritjes tradicionale shqiptare.

Postimi i plotë:

Shqipëria vuan nga mungesa e depozitave të gjakut për fëmijët talasemikë e të sëmurët kronikë, por gjendja është përkeqësuar më tej nga pandemia COVID-19.

Kufizimet dhe masat parandaluese kanë dekurajuar disi dhurimin e gjakut, por asgjë nuk ka për t’u frikësuar dhe me një akt human, secili prej nesh mund të shpëtojë jetë.

Thellësisht mirënjohës për dhjetëra shtetas europianë dhe amerikanë , të cilët jetojnë e punojnë në vendin tonë, që të grupuar vullnetarisht ju përgjigjën thirrjes së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, duke organizuan një seancë në ndihmë të fëmijëve talasemikë shqiptarë.

Falenderim i veçantë për nismëtaren e këtij akti human, gazetaren e blogeren britanike , Alice Taylor, si edhe për Ambasadoren e Suedisë , Elsa Hastad, të cilat dhanë vetë shembullin e tyre frymëzues edhe për ne.

U ndjeva shumë mirë në bisedat me miqtë e huaj, të cilët më thanë njëzëri së akti i tyre human ishte shprehje e mirënjohjes për mikpritjen tradicionale shqiptare.

Në këtë periudhë të vështirë pandemie, është koha të mendojmë për njerëzit më në nevojë, për të qenë pranë tyre, në mbrojtje të shëndetit dhe jetës.

Miqtë e vërtetë, njihen në ditë të vështira.

Të tillë kanë qenë për popullin shqiptar, Bashkimi Europian dhe SHBA e shumë shtetas të tyre, të cilët gjithashtu i falenderoj edhe për ndihmat bujare të dhëna për luftën kundër pandemisë COVID-19.

Shqipëria vuan nga mungesa e depozitave të gjakut për fëmijët talasemikë e të sëmurët kronikë, por gjendja është…

Posted by Ilir Meta on Friday, January 22, 2021