Vr*u me thikë bashkëshorten, gjykata lë në burg 50-vjeçarin Petrit Mamaj

174
Sigal

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Petrit Manajn, i cili dyshohet se vrau një ditë më parë bashkëshorten e tij, Valdete Manaj një ditë më parë në lagjen “Sheq i Madh”. Ai e ka pranuar krimin edhe para togave të zeza.

Manaj u arrestua një ditë më parë nga policia pasi agjentët kuptuan se gruaja ishte vrarë dhe jo vetëvrarë siç u raportua fillimisht në sallën operative prej vëllait të tij polic.

Valdete Manaj u vra mëngjesin e djeshëm me disa goditje thike në gjoks nga bashkëshorti i saj, i cili pasii kreu krimin e rëndë ka shkuar në një lokal për të ngrënë bukë. Ai duket se kishte bërë të gjithë skenarin në kokën e tij për ta bërë vrasjen e gruas të dukej si një vetëvrasje. Manaj kishte shkuar në lokal me idenë se ai nuk e dinte për krimin.

Pasi është kthyer, ka pretenduar se kishte gjetur të vrarë gruan e tij dhe për këtë të parin ka njoftuar vëllanë e tij që e kishte polic në Fier. Ashtu siç e kishte njoftuar vëllai i tij, polici kishte raportuar në sallë se kunata i kishte vrarë veten.

Por pas marrjes në pyetje policia ka dyshuar dhe më pas ka zbuluar se Valdete Manaj nuk vrau veten por u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj.