Bllokohet skafi në plazhin e Zvërnecit, dyshime se përdorej për trafik droge

179
Sigal

Policia e Vlorës ka sekuestruar një mjet lundrues që dyshohet se përdorej për trafikimin e drogës. Mjeti i paregjistruar, u sekuestrua në plazhin e Zvërnecit pas një sinjalizimi të mbërritur në policinë e Vlorës.

Nga efektivët e komisariatit po bëhet verifikimi i dokumentacionit edhe për dy mjete të tjerë lundruese.

Mjeti i bllokuar i gjatë 3 metra është transportuar në pikën e Triportit.

Për dy mjetet e tjera që po bëhen verifikime mësohet se njëri është 2 metra i gjatë ndërsa tjetri më shumë se 2 metra.