Vritet me thikë një person në Maliq, arrestohet autori (EMRAT)

155
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq ku një person është goditur me thikë dhe më pas ka ndërruar jetë. Mësohet se viktima ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rëmbec të Maliqit. Aktualisht nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Viktima është identifikuar si Nesti Kusari rreth 60 vjeç. Autori Velo Azisllari dhe viktima janë që të dy fermerë, dhe merren me bagëti.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Viktima dhe autori janë komshinj në fshat teksa mësohet se kanë patur konflikte të vjetra ndërsa sot janë zënë dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës. autori eshte arrestuar nga policia.