Vret deri në 800 metra, ky është super snajperi me të cilin u tentua eliminimi i Ardjan Çapjas

310
Sigal

Policia e ka ta qartë tashmë se çfarë ndodhi sot rreth orës 09:25 minuta në shtëpinë e Ardian Ccapjas, në të cilën ai u qëllua me armē nga largësia me qëllim eliminimin fizik.

Në drejtim të tij u qëllua nga një largësi e pazakontë për armë të rëndomta.

Bëhet fjalë për një snajper mjaft të avancuar, i cili u gjet i djegur në makinën e braktisur të atentatorëve disa minuta pasi tentuan të vrisnin objektivin e tyre.

Sipas Abcnews.al, bëhet fjalë për një snajper, “Sako TRG M10 .338 Lapua Magnum”, 27 mm, prodhuar në Finlandë, i cili njihet botërisht për saktësinë e tij për shenjestrimin e objektivave disa qindra metra larg.

Policia ka zbuluar se Ardian Ccapja u qëllua nga 250 metra largësi me një snajper që mund të vrāsë deri në 800 metra. Për fatin e tij, plumbi i lëshuar e kapi në shpatull duke i shkaktuar një plagë të madhe. Ccapja është tani nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

Specifikat

“Sako TRG M10 .338 Lapua Magnum” 27 mm mund të qëllojë objektivat e tij deri në 800 metra dhe ka “nam” të mirë në botë për saktësinë.

Armā kushton nga 6 500 deri në 10 000 dollar në tregun e rregulluar të armëve, ndërsa mendohet se në tregun e zi ai shkon edhe më tepër.

Vetë kostoja e kësaj ārme tregon se atentati ndaj Ardjan Ccapjas është i mirëorganizuar dhe financuar nga personazhe me fuqi financiare.

Snajperi në fjalë peshon mesatarisht 6.5 kilogram. Mbushja bëhet manualisht dhe në karikator mban 9 ose 11 fishekë në varësi të specifikave që kërkon blerësi.