Ambasadori gjerman: Në Shqipëri është thelbësore funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë

462
Sigal

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf ka përshëndetur sot marrëveshjen e palëve për reformën zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, diplomati gjerman vë theksin në plotësimin e kushteve të tjera që lidhe me integrimin e vendit në BE.
Konkretisht, ambasadori gjerman vë theksin në ngritjen dhe funksionimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

“Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore është një nxitje inkurajuese për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Gëzohem që aktorët politikë shqiptarë gjetën mundësinë e konsensusit. Zbatimi konstruktiv i masave të dakorduara do të jetë një gur tjetër i rëndësishëm kilometrazhi në rrugën e reformave në Shqipëri.
Vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë – këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman, me rëndësi thelbësore para së gjithash për drejtësinë shqiptare dhe që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit”,- thuhet në deklaratën e ambasadorit gjerman.