Vrau tetë persona, nis gjyqi ndaj monstrës së Selenicës

456
Sigal

Nis në Gjykatën e Vlorës, seanca gjyqësore ndaj Ritvan Zykajt, autorit të masakrës së Selenicës.

Në këtë seancë do të bëhet dëgjimi i dëshmitarëve, edhe pse ata tashmë janë shumë të paktë në numër, sepse pjesa e mbetur e familjes Zykaj tani ndodhet jashtë shtetit.

Gjendja mendore e Ritvan Zykaj është tejet e rënduar. Thuhet se Zykaj nuk pranon të flasë me askënd dhe nuk tregon asnjë shenjë emocioni. Njëherë Zykaj është gjendur njëherë nga policët duke mbajtur një libër në dorë, në tentativë për të lexuar, por mbrapsht.

Deri më tani lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Selenicë, janë zhvilluar dy seanca paraprake, por pa praninë e autorit të masakrës, i cili vijon të mbahet i izoluar në dhomat e paraburgimit të Vlorës.

Masakra e Selenicës ndodhi në datë 10 shkurt në fshatin Resulaj të Selenices, ndersa Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur.

Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç ; Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit); Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47-vjeç (bashkëshorte e Azemit), ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt.

Me viktimat, autori i masakrës kishte lidhje të ngushta familjare.

Në dëshminë e tij, Zykaj ka deklaruar kushërinjtë i vrau sepse e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave.

Pasi kreu masakrën, Zykaj u arratis në fshat duke u kapur nga policia vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit.