Vrau shqiptarin në Greqi, arrestohet në Kakavijë 44-vjeçari nga Fieri

503
Sigal

Eshte shpallur në kërkim për vrasje, arrestohet në Kakavijë shtetasi me inicialet A.H, 44-vjeç, banues në Fier

Ky i fundit, akuzohet se, në vitin 2008 ka vrarë shtetasin shqiptar F.K, ngjarje e ndodhur në Greqi.

Sipas policisë, 44-vjeçari ishte kthyer “Deportiv” nga pala greke ndaj edhe rezultonte i shpallur në kërkim për vrasjen e një shqiptari F.K  në vitin 2008.

“Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”. Shërbimet e Policisë Kufitare  në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije,  gjatë përpunimit të dokumentacionit  dhe  verifikimeve të kryera  në bashkëpunim me Interpol Tirana, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  si dhe  nga  të dhënat në sistemin “TIMS”, ndaluan  shtetasin A.H., 44 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në Tetor të vitit 2016  ka vendosur  masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale  “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal, pasi dyshohet se shtetasi A.H., në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K.(shtetas shqiptar), ngjarje e cila  ka ndodhur në shtetin Grek. Shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.