Vrau shokun e tij 27-vjeçar, prokuroria kërkon burg për Marjus Demën

276
Sigal

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës që të caktoj ‘arrest me burg’ për Marjus Demën me akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.

Dema gjykohet pasi përpara disa ditësh vrau shokun e tij Mehmet Qemën, te lagja ‘5 maji” në Tiranë.

27-vjeçari Qema nga Hasi u vra me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool.

Pasi u qëllua nga miku i tij, i riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Arma e sekuestruar tip pistoletë është dërguar në laboratorin e policisë për t’u ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.