Monika Kryemadhi uron besimtarët myslimanë: Besimi në Zot na jep forcë të ecim përpara

217
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vizituar Komunitetin Mysliman nga ku ka dhënë dhe një mesazh për ditën e Fiter Bajramit.

Zonja Kryemadhi shprehet se pas errësirës vjen drita dhe besimi në Zot na jep forcë dhe kurajo për t’u ngritur sërish.

Urimi i Kryemadhit:

“Gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe aji çfarë dua të theksoj sot, dua t’i uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh për të shlyer mëkatet e jetës, sot është dita e krijimit të një jete të re, fryme, begatie dhe solidariteti për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë.

Do doja t’i uroja gjithë shqiptarëve Fiter Bajramin sepse në këto ditë të bashkimit janë më të rëndësishmet për familjen shqiptare.

Besimi në Zot është ai që na jep kurajo, forcë për tu ngritur për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë tëre, angazhime të reja të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. “