Vrau gruan në Durrës, dëshmia e burrit: Tentoi të dilte por e qëllova sërish me shufër hekuri, u zumë për dyqanin

430
Sigal

Dëshmia e Rruzhdi Tasunit në Polici ka zbardhur edhe motivin përse nisi sherri ditën e mërkurë mes çiftit që përfundoi më pas në krimin e rëndë.

Autori ka treguar për efektivët se shkaku i sherrit mes tyre paraditen e djeshme është bërë pikërisht dyqani ku ndodhi edhe vrasja, në të cilin ata tregtonin metrazhe.

“Punët aty s’po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithçka. Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin (shufër hekuri me ganxhe). E godita në kokë.

Ajo tentoi të dilte nga dyqani, por e tërhoqa brenda dhe e qëllova sërish”.

Duke justifikuar këtë sjellje, autori tha se në ato momente “nuk isha në vete, e humba toruan fare”.

Çifti kishin tre fëmijë të cilët tani mbetën pa nënën e tyre dhe babin që e pret burgu. Pamje të dhimbshme u publikuan dje nga momenti kur vajza e tyre mori vesh ngjarjen dhe nisi të qante në mes të rrugës.