Moti i keq, Autoriteti Portual Durrës: Vonesa në nisjen e trageteve të linjës Durrës-Bari

332
Sigal

Moti i keq dhe era e fortë ka sjellë vonesa në Portin e Durrësit.

Dy tragetet e linjës Durrës–Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit.

Era e fuqishme gjatë natës së kaluar, vonoi për rreth katër orë edhe tragetin “AF Claudia”, i cili u nis drejt Ankonës pas një incidenti brenda basenit portual.

Ndërkohë, dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë arritur në Portin e Durrësit orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Moti i paqëndrueshëm nuk ka ndikuar në përpunimin e anijeve tregtare.