Vrau Arjan Gosën në Kavajë/ Habib Rexha mbetet në qeli, lirohet shoku i tij

129
Sigal

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Habib Rexhën, autorin e vrasjes së Arjan Gosës, ngjarje e ndodhur disa dutë më parë në qytetin e Kavajës.

Seanca gjyqësore ndaj 31-vjeçarit u zhvillua me dyer të mbyllura.

Rexha u vetëdorëzua në polici dy ditë pasi kreu vrasjen. Në pranga ka rënë edhe shoku i tij, Ervis Kurti pasi e ka ndihmuar për t’u larguar pas vrasjes. Për këtë të fundit, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

31-vjeçari Rexha ka deklaruar para grupit të hetimit se vrasjen e ka kryer pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar dhe se miku i tij nuk kishte dijeni për ngjarjen.

Sipas tij, viktima Arjan Gosa kur ishte kthyer nga Italia ishte shprehur se do ta shuante familjen Rexha.

Familja e tij ka shprehur frikën për një tjetër hakmarrje dhe ka kërkuar mbrojtje ndërkohë që babai i Arjan Gosës ka thënë në policinë e Kavajës se çështjen ia ka lënë në dorë drejtësisë.