Vrasjet në Kazakistan/ Pacolli shpërndan versionin rus për komplot nga CIA

251
Sigal

Politikani kosovar dhe biznesmeni miliarder Behgjet Pacolli ka marrë anën e teorive konspirative që gëlojnë në Rusi, lidhur me trazirat që kanë përfshirë Kazakistanin. Trazirat janë të organizuara nga faktori i jashtëm, kjo është ma se evidente”, ka deklaruar Pacolli.

Në qytetin Almaty të Kazakistanit ka disa ditë që kanë shpërthyer protesta të dhunshme si rezultat i pakënaqësive me ngritjen e çmimit të karburanteve. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, si rezultat i përplasjeve mes ushtrisë dhe protestuesve kanë mbetur dhjetëra të vdekur nga radhët e dy palëve.

Por Pacolli, ish ministër i jashtëm dhe deputet në Kosovë nuk e ka marrë për bazë faktorin e zemërimit ekonomik. Natyrisht askush nuk pret nga një biznesmen të thotë të vërtetën e regjimit me të cilin punon. Dhe sidomos shefi i Mabetex ka shumë arsye të mos e bëjë këtë.

I njohur si miku personal i ish presidentit Nazarbaiev, shefi i Mabetex Project Engineering ka bërë shumë para në Kazakhistan. Ai ka kryer një seri punësh përfshirë ndërtimin e Rezidencës së Presidentit në Nur Sulltan, ndërtesa të ministrive si dhe salla të koncerteve atje, përfshirë Teatrin Nacional të Dramës Neo-Klasike, Teatrin e Operës dhe Baletit, Aeroportin në Nur Sulltan, ndërtesën e Ministrisë së Sportit dhe Turizmit në Kazakistan, e të tjera.

Por problemi me këtë politikan biznesmen, të një vendi që do të anëtarësohet në NATO dhe BE është se ai bëhet zëdhënësi i politikave të Kremlinit.

Të mërkurën, mediat pranë Putinit i bënë jehonë teorive komplotiste, sipas të cilave CIA po nxiste trazira në Kazakistan, në mënyrë që, ndër të tjera, të ndërpriste hyrjen e Rusisë në kozmodromin historik të Baikonur. Zëdhënësi Shtëpisë të Bardhë Jen Psaki, e kundërshtoi kete version duke denoncuar “pohimet e pakuptimta të Rusisë sipas te cilave ne jemi prapa asaj që po ndodh (…) Kjo është padyshim një nga teknikat e dezinformimit të përdorura nga Rusia ” tha ai.

Me sa duket këtë version ka vendosur ta hapë në shqip Behgjet Pacolli.