Sigal

Një tjetër person është shoqëruar lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Bllok, ku një person u vra dhe u plagosën dy të tjerë. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.H., i cili thuhet se ka qenë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se 37-vjeçari u kap në Kakavijë, ndërsa u shoqërua për të dhënë deklaratën e tij. Po ashtu thuhet se ky shtetas nuk ka qenë i përfshirë në konflikt. Sakaq, përveç tij, në kërkim u shpallën edhe tre persona të tjerë, pasi rezultojnë se ishin në vendin e ngjarjes.