Vrasja e 25 vjeçarit nga polici / Çfarë kërkon prokuroria për efektivin e policisë

226
Sigal

Drejtori i ShÇBA se, dhe strukturat e tjera hetimore, po zhvillojnë një takim urgjent në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për ngjarjen ku mbeti i vrarë 25 vjecari Klodian Rasha në zonën e Laprakës dy ditë më parë.

Strukturat e sipërpërmendura po analizojnë ngjarjen me detaje në funksion të hetimit të çështjes.

Mësohet gjithashtu se Prokuroria ka dërguar në Gjykatë kërkesën për caktim mase sigurimi personal Arrest në Burg, për të dyshuarin Nevaldo Hajdaraj, efektivin e forcave “Shqiponja” i cili qëlloi me armë drejt Klodian Rashës, i cili nuk i ishte bindur urdhërit për të ndaluar.

Polici është aktualisht i ndaluar dhe akuzohet për “Vrasje në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme”. Klodian Rasha u vra të hënën pas mesnate nga efektivi i Shqiponjave. Ky i fundit pretendon se e ka ndjekur për shkak se ai kishte shkelur orën policore dhe më pas i është dukur sikur i ri i është drejtuar me një armë dhe për këtë arsye e ka qëlluar