Vranësira në të gjithë Shqipërinë, moti për sot

309
Sigal

Moti ditën e sotme do të nisë i vranët në veri e në pjesën tjetër me vranësira e kthjellime. Gradualisht vranësirat shtrihen në të gjithë vendin.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut nisin në pjesën veriore prej orëve të para të mëngjesit me intensitet të ulët e mesatar, lokalisht shtrëngatë.

Gradualisht reshjet përfshijnë të gjithë vendin. Reshje shiu do të ketë deri në orët e pasdites.

Në mbrëmje reshjet mbeten vetëm në jug e juglindje me intensitet të ulët. Rreth orëve të mesnatës reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut 1-7 m/s. Gjatë momenteve të shtrëngatave dhe në brigjet e Jonit era merr forcë deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet 3 deri 4 ballë. Deti parashikohet të jetë më i trazuar në mbrëmje.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET   Temperaturat në °C

Shkodër    10°/20°C re diell shi

Kukës   7°/18°C re diell shi

Lezhë    12°/20°C re diell shi

Dibër    7°/16°C re diell shi

Durrës    13°/22°C re diell shi

Tiranë    13°/22°C re diell shi

Elbasan    11°/21°C re diell shi

Berat    9°/22°C re diell shi

Vlorë    12°/23°C re diell shi

Korçë    6°/17°C re diell shi

Gjirokastër    8°/21°C re diell shi

Sarandë    12°/22°C re diell shi.