“Vol-Vo 4”, arrestohet 36-vjeçari që ishte në kërkim

512
Sigal

Ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacionit “Vol-Vo 4”.

Siç njoftojnë efektivët e policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Mario Zeqiri ,36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës, i cili akuzohet për veprat penale si “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-Vo 4” dhe konkretisht shtetasin:

Shtetasi M.Z., ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.