Nuk ndalet babëzia me qumështin, kosin dhe djathin

1090
Sigal

Bllokohen në fabrikë 21 ton vaj palme dhe 2.3 ton qumësht pluhur të destinuara për shpërndarë tek konsumatorët si prodhime bio. Pas mishit me salmonelë, edhe bulmeti listohen si burime të sëmundjeve të gjakut dhe kancerit. Firmat dhe reagimi i AKU-së

AKU bllokon 2.3 ton qumësht pluhur e 21 ton vaj palme, por nuk publikon emrat e pronarëve të që importuan mish me salmonelë

Fabrika e Qumështit në Divjakë prodhon kos e djathë me qumësht pluhuri dhe vaj palme

Pas shumë reagimeve të qytetarëve për ushqime të skaduara, për produkte të përpunuara të qumështit me pluhur qumështi dhe vaj palme, AKU u “zgjua” nga gjumi letargjik dhe kapi 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme.  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për shkeljet e konstatuara me qumështin pluhur dhe vajin e palmës, ka gjobitur me 500,000 lek fabrikën e qumështit në Divjakë.  AKU bën të ditur se, me synim mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit nga praktikat falsifikuese ose mashtruese të keq deklarimit apo mos deklarimit të përdorimit të yndyrave bimore në produktet me bazë qumështi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po monitoron zbatimin e ligjshmërisë në filieren e qumështit, duke kontrolluar subjektet me aktivitetet “importimin, prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe të nënprodukteve të tij”. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin REND&BLEND&CO (Çermë, Bashkia Divjakë), pas verifikimit të dokumentacionit të sistemit të gjurmueshmërisë, rezultoi se pavarësisht se ka blerë 3,175 kg qumësht pluhur. Me produktin e prodhuar sipas kartave teknologjike ky subjekt justifikon vetëm përdorimin e sasisë prej 233 kg, ka gjendje lëndë të parë në magazinë 600 kg ndërsa pjesa tjetër prej 2,342 kg nuk arrin të justifikohet nga subjekti si e përdorur.

Kontrolli dhe Verifikimi

Gjatë kontrollit të faturave tatimore u konstatua blerje e produktit vaj palme për periudhën Shkurt-Prill 2019 në sasinë prej 31,250 kg. Nga verifikimi i dokumentacionit të sistemit të gjurmueshmërisë, subjekti justifikon vetëm përdorimin e sasisë prej 6,660 kg, ka gjendje lëndë të parë në magazinë 3,500 kg dhe nuk justifikon përdorimin e pjesës tjetër prej 21,090 kg vaj palme. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nënvizon se sasitë e pajustifikuara  të qumështit pluhur dhe vajit të palmës të konstatuara në këtë subjekt janë problem ushqimor dhe fiskal. Rrjedhimisht, gjetjet e inspektimit mbi sasitë e pajustifikuara të lëndës së parë prej 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme ju referuan autoriteteve tatimore për vlerësime  të mëtejshme.

Masat Administrative

Ndaj subjektit, AKU mori masat administrative gjobë në vlerën totale 500,000 lek, e justifikuar për mungesën e gjurmueshmërisë u vendos masa administrative gjobë 200,000 lek. Për mosdeklarim në kartat teknologjike të shtesave në produktet e prodhuara, masa gjobë 200,000 lek dhe për mos deklarim në etiketë u vendos masa administrative gjobë 100,000 lek. Edhe nga inspektimi paraardhës me datë 15.11.2018, subjekti “Rend & Blend” sh.p.k ka rezultuar me shkelje dhe i janë dhe masat administrative “Gjobe” në vlerën 600,000 Lek (kushte higjieno-sanitare, mungesë gjurmueshmërie, moszbatim HAÇP, mangësi në etiketim dhe moszbatim detyrash të lëna nga inspektimet e mëparshme). Në këtë skandal janë bërë tri shkelje;

  1. Mungesë e gjurmueshmërisë,
  2. Mosdeklarim në kartat teknologjike,
  3. Mos deklarim në etiketë.

Kësaj here AKU ka bërë të ditur emrin e subjektit, kompania REND&BLEND&CO (Çermë, Bashkia Divjakë) ka blerë një sasi të madhe qumësht pluhur dhe vaj palme, që nuk e justifikonte në përdorim. Ky kontroll gjoja i papritur i AKU vërteton të gjitha denoncimet që qytetarët bëjnë se fabrikat e përpunimit të qumështit po na helmojnë me ushqime të tjetërsuara, pa shkruar aspak vendin e origjinës, datë-skadencën, përmbajtjen. AKU deri më sot nuk ka bërë publike se cilët pronarë, cilët kompani sollën tonelata të mishit të infektuar me salmonelë nga Brazili. Gojët “e liga” thonë se një biznesmen i madh që importon mish nga Brazili ka shoqërinë e një deputeti të mazhorancës, duke siguruar, njëfarësoj edhe imunitetin e publikimit të skandalit.

Anash