Vokshi në Kuvendin e thirrur nga Berisha: Mbështesim zgjidhjen e ngërçit në PD nëpërmjet votës së lirë! Qëndrimet e Bashës cënuan demokracinë

192
Sigal

Pjesëmarrëse në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Albana Vokshi u shpreh se mbështetja e Kuvendit synon zgjidhjen ngërçit në PD nëpërmjet votës së lirë.

Më tej Vokshi u shpreh se qëndrimet e kreut të PD-së, Lulzim Basha kanë cënuar demokracinë.

“PD ka njohur brenda saj një lëvizje të gjerë iniciuar nga Sali Berisha në qytetet kryesore. Lidhja demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor janë organizata partnere dhe kanë për detyrë përmirësimin e veprimtarisë së PD. Jemi të ndërgjegjshëm për rrezikun që përbën shtypja e mendimit të lirë. Mbështetja që u bë ndaj Kuvendit është bërë me synimin që zgjidhja e ngërçit të bëhej nëpërmjet votës së lirë. Vendimet e marra në mënyrë personale nga kreu i PD-së kanë cënuar demokracinë”, tha Vokshi.