Vodhi ndihmat për të prekurit nga tërmeti, lirohet nga qelia shefi i rendit në Rinas, Altin Zeka

454
Sigal

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të lirojë nga qelia dhe të caktojë masën e detyrimit për paraqitje ndaj shefit të rendit pranë komisariatit të Rinasit, Altin Zeka.

Zeka u ndalua nga agjentët e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, pasi dyshohet se kishte vjedhur 18 pako me ushqime të fondacionit “Fundjava Ndryshe”, të cilat ishin mbledhur për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti tragji i 26 nëntorit.

Burime bëjnë me dije se në gjendje të lirë do të vijojë të hetohet edhe efektivi tjetër i policisë së Rinasit Ervin Haxhillari dhe kunati i Altin Zeka, zjarrfikësi Alban Taulla.

Shefit i Rendit Altin Zeka, u arrestua u arrestua për mashtrim me ndihmat e tërmetit, videoja e të cilit për xhiron e rrjeteve sociale.