Suplementi Pena Shqiptare/ Duro Mustafai: Fytyra e një qyteti

528
Sigal

             Nostalgji…

Shpesh më duket sikur fytyra ime, është refleks i fytyrës, së një qyteti,

Që erdhi në ditët tona nga lashtësia me  emrin  :“AULON”

Dhe ka një dritë e dashuri për njerzit që nuk shteron,

Që ruajti , brënda vetes kaltërsinë e qiellit po edhe të detit,

Që  puth  brigjet e vëndit tonë,

Dhe ndjen atë balsamin  ringjallës të erës së kodrave, “streh të xhenetit”

Mbushur me partokalle e limonë..

 

Është qyteti ku linda e ku nuk doja të lindja në ndonjë tjetër.

Ndoshta se diellin se gjeje gjëkundi aq  pa kursim,

Po edhe pse me  diell kuptoja dritën e  lirinë…

Dhe, a mund të jetojë njeriu pa liri e pa dritë ?

 

Ndaj, në qindra luftra u gjëndën vlonjatët…

Dhe ata që shkelën tokën tonë,këtu mbetën,

U vranë e kockat e tyre,këtu u tretën,

Sa që gjenerali mezi gjënte ushtarët e vet,

I kërkonte në malë, i kërkonte në det,

Nga fashistët gjer turqit ,venecianët e romakët.

Në tokën tonë erdhët e u tretën,

Ushqim për Sorrat e krimbat mbetën…

 

Reflekse qyteti edhe brënda e jashtë vetes sime :

 I varfër ai, i varfër dhe unë

Po sa të pasur bëheshim në ditët me shkëlqime,

Dhe lumturoheshim, kur qyteti nga kodrat zbriste buzëdetit,

“Pranë detit-afër Mbretit “?

Qyteti rritej, rritesha dhe unë,

Dhe çmohej si më i bukuri ndër qytete.

Nga bukuria e tij mbaja diçka për vete

Nuk doja të kisha lindur në ndonjë qytet tjetër

Le të ishte “ai tjetri” qyteti më i ri dhe Aulona më e vjetër,

Bukuria  më rshfaqesh te kjo vjetërsi,

Dhe Vlora ka mbetur për mua  : “qytet i vjetër, qytet i ri,

Diamant i diamantëve,

 me rrënjë në lashtësi”…

Këtu, ku linda njëherë,

Më pëlqen të lind përsëri…