Vodhi karburantin, prangoset polici i burgjeve

356
Sigal

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve arrestoi një punonjës të forcave operacionale me akuzën e vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën.

Nga hetimet e ShKBB, ka rezultuar se polici me iniciale B.B ka përdorur kartën e furnizimit të karburantit të makinës së punës për furnizimin e makinës së tij private dhe të të afërmve të tij.