VOA: Shkatërrohen mbi 290 mijë bimë narkotike

Raportet e OKB, Europolit dhe DASH e kanë konsideruar prej vitesh vendin tonë si qendër të origjinës dhe asaj tranzite për drograt. Edhe pse u deklarua që nuk do të lejohet mbjellja e hashashit, faktet tregojnë se mbi 300 ton kanabis janë asgjesuar këto 2 muaj, por ende nuk ka asnjë pushtetar lokal të arrestuar në respekt të ligjit

  • 2014-2018-Raporti i OKB ;Shqipëria si shtete të origjinës, nisjes dhe tranzitit të barit të kanabisit.
  •  
  • 2021- Europol:Shqipëria mbetet burim kryesor i drogës drejt BE-së
  •  
  • 2022-TV-ZDF: Krimi dhe droga, peng antarësimin të Shqipërisë në BE
  • 2023- Krimi dhe droga në Shqipëri alarmojnë Uashingtonin. SHBA paralajmëron qytetarët: Bëni kujdes
  • 2023- Raporti i drogave i OKB-së : Shqipëria, ndër vendet kryesore në tranzitimin e heroinës e kokainës

Në Shqipëri, forcat e rendit bënë të ditur se kanë asgjësuar afro 290 mijë bimë narkotike dhe kanë arrestuar mbi 110 persona si kultivues dhe shpërndarës të saj gjatë këtij viti.

Sigal

Policia ka shpallur në kërkim 63 persona të përfshirë në këtë veprimtari, krahas dhjetëra procedimeve penale për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.Forcat speciale sapo kanë djegur afro 13 mijë bimë narkotike në fund të një operacioni në Qarkun e Shkodrës, i cili preku një seri fshatrash në zona të thella malore.Një operacion të ngjashëm policia zhvilloi edhe në malësitë e Skraparit, ku dogji afro 1 mijë bimë narkotike dhe arrestoi dy kultivuesit e dyshuar të tyre.Në faza të mëparshme të operacioneve në Skrapar janë djegur mbi 2 mijë bimë narkotike dhe janë arrestuar 5 kultivues të tyre.Forcat e rendit kanë shkatërruar gjatë kësaj jave 6 mijë bimë narkotike në malësitë e Krujës dhe arrestuan dy persona.Po ashtu në malësitë e Tropojës, Pukës dhe Lezhës janë kryer disa arrestime si dhe djegia e afro 1 mijë bimëve narkotike.Në dy fshatra të Fierit policia arrestoi në flagrancë dy kultivues të bimëve narkotike si dhe shkatërroi cannabisin e mbjellë në fusha me misër dhe pemë frutore.Forcat e rendit arrestuan gjatë kësaj jave grupe të rinjsh që shpërndajnë marihuanën dhe droga të forta në Tiranë, Durrës, Korçë dhe qytete të tjerë.Shtrirja e operacioneve policore dhe rezultatet e tyre tregojnë mbi kultivimin e vazhdueshëm të bimëve narkotike në territore të gjera të Shqipërisë.