Vlorë, përplasen makinat, plagosen burrë e grua dhe foshnja dy muajsh

329
Sigal

Tre persona, burrë e grua dhe foshnja e tyre dy muajsh kanë mbetur të plāgosur, sot, pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me një tjetër automjet.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Vorë dhe tre të lënduarit sipas policisë janë dërguar me urgjence në spital.

“Mjeti me drejtues shtetasin E.M., ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., 33 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit E.M., si edhe pasagjeret në mjet shtetasja M.M dhe fëmija i tyre dy muajsh, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”– njofton policia.

Informacion paraprak

Më datë 01.07.2020, rreth orës 12:40, në Vore, mjeti me drejtues shtetasin E.M., ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., 33 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të demtuar drejtuesi i mjetit E.M., si edhe pasagjeret në mjet shtetasja M.M dhe femija i tyre 2-muajsh, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.