Presidenti Meta: Emërimi i Elez Biberaj një lajm i gëzueshëm. Kush e mendonte se i “biri i diversantit” do arrinte majat më të larta të medias së lirë!

403
Sigal

Presidenti Meta ka publikuar sot edhe shkrimin e gazetës “Zërit të Popullit” të 18 nëntorit 1990 që ndodhet në zyrën e z.Elez Biberaj në selinë e VOA-s në Uashington DC.
Fotot janë realizuar në muajin shkurt, gjatë vizitës së Presidentit Meta tek VOA.

Postimi i plotë…

Emërimi i zotit Elez Biberaj në pozicionin tepër të rëndësishëm të Drejtorit të Përgjithshëm në detyrë të “Zërit të Amerikës” është një lajm i madh dhe i gëzueshëm për mua dhe të gjithë shqiptarët.

I pakompromis në mbrojtje të fjalës së lirë dhe standardeve më të mira të gazetarisë, me një karrierë brilante në këtë fushë, si analist i respektuar dhe drejtues i suksesshëm për një kohë të gjatë, z.Biberaj ka marrë një vlerësim të merituar.

Z.Elez Biberaj është shembulli më i mirë se si një shqiptar në një sistem demokratik, falë talentit profesional dhe integritetit të lartë mund të shkëlqejë.

Kush e mendonte 40 vjet më parë se i “biri i diversantit” një ditë do arrinte majat më të larta të medias së lirë!

Falënderime dhe mirënjohje të thellë “Zërit të Amerikës”, që vijon të mbetet, jo vetëm një urë e pazëvendësueshme e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por edhe një tribunë e fjalës së lirë dhe mbrojtjes së demokracisë! 🇦🇱🇺🇸