Sigal

Gjyqtarja Eriselda Habilaj, caktoi ndaj ”Monstrës së Selenicës”, masën e sigurisë ”arrest me burg” si dhe pranoi kërkesën që për Zykajn të kryhet një ekspertizë psikike.

Tre ditë më parë në fshatin Resulaj të Selenicës ai ekzekutoi me 30 plumba automatiku 8 pjesëtarë të fisit të tij mes tyre, Demir, Besim, Azem, Afërdita, Perrie, Vasilika, Ledjon dhe Sara Zykajn.

Në fshatin e tij Zykaj njihej si një person problematik por paçka procedimeve disa herë nga policia si person i dyshuar për vjedhje ai asnjëherë s’ishte dënuar.

Armën e krimit kallashnikov, Zykaj e ka pasur në banesën e tij dhe nga deklarimet në polici ai është shprehur se arma ishte siguruar gjatë rrëmujave të vitit 1997 dhe që nga ajo kohë e mbante të fshehur në kasollen e bagëtive.