Vlorë, enigmat e vrasjes së ushtarakut/ Viktima erdhi pa pasaportë nga Kosova, ka plumb në shpatull, autori i rrëmbeu telefonin

Policia në njoftimin të sajin ka hedhur poshtë versionin se 46-vjeçari Altin Alikaj të jetë vrarë me sopatë, por plagët që i ka në trup janë nga zjarri.

Atij i është gjetur plumbi në shpatull nga krahu i zemrës si dhe frakture në kokë .

Sigal

“Në vijim informacionit paraprak, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022, ju bëjmë me dije se: Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit A. A., janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së qytetit bredgetar.

Ish-ushtaraku Alikaj u denoncua nga të afërmit e tij si i zhdukur tetë ditë më më parë dhe më tragjikja ndodhi kur e ëma e gjeti të birin të vdekur brenda shtëpisë së tij në lagjen 24 Maji.

46-vjeçari para disa kohësh ka qene në Kosovë, sipas ABC, dhe sipas burimeve atij i është mbajtur pasaporta në Kosovë ka ardhur ilegalisht. Pas vrasjes i është marrë edhe telefoni është zhdukur. Vrasja dyshohet se ka disa dite qe ka ndodhur. Të afërmit e viktimës dyshonin se ai mund të ishte goditur për vdekje nga një sëpatë që ishte gjetur aty.

Ndërsa autori apo autorët e ngjarjes kishin helmuar qenin e fqinjëve në mënyrë që të mos iu dilite ndonjë problem në momentin e hyrjes brenda banesës së të ndjerit.

Po ashtu është ulur automati i dritave dhe në banesë është gjetur një sëpatë me gjurmë gjaku.

Pista kryesore e hetimeve është ajo që vrasja ka ndodhur për shkak të borxheve dhe konflikteve të mundshme mbi lëndët narkotike. Vetë Alikaj dyshohet se ka qenë përdorues. Ai kishte humbur kontaktet me familjen e tij 8 ditë më parë, dhe është dashur mbërritja e prindërve të tij nga Greqia, për të hyrë në banesë, dhe për të gjetur më pas edhe trupin e pajetë.