Vlorë, dyndje qytetarësh në zyrën e aplikimit për kartat e identitetit

545
Sigal

Fluks qytetarësh kanë pushtuar  zyrën e vetme të aplikimit për kartat e identitetit në Vlorë, pas njoftimit se 1.4 milion dokumente identifikimi të prodhuara në vitin 2009.

Qytetarët thonë se qëndrojnë 6 deri në 8 orë në radhë, ndërsa nuk mungojnë as rastet kur nuk arrijnë të aplikojnë.

Në këto kushte nuk mungojnë as përplasjet mes qytetarëve me njëri tjetrin apo punonjësit e aplikimeve për të cilat kërkohet edhe ndërhyrja e policisë

Qytetarët shprehen se kanë nevojë për dokumentet e reja të identitetit për të marrë shërbimet, por siç duket vetëm një zyrë nuk e përballon dot fluksin

“Nuk marr dot pensionin nëse nuk marr pasaportën’

Të rinj e të moshuar, një pjesë e të cilëve ankohen edhe për shëndetin, detyrohen të shtyhen e të përballen me radhët për të arritur deri në derën e zyrës

E pranishme në Vlorë, zëvendës ministrja e Brendshëm foli për rëndësinë e zëvendësimit të dokumenteve ndërsa premtoi shtim të zyrave të aplikimit

Jemi koshientë që në disa zyra prej aplikimit janë shtuar radhët e qytetarëve. Ne jemi duke bërë hapjen e zyrave të reja për të mos krijuar radhë.”

Fluks e radhë në zyrat e aplikimeve për dokumentet e reja të identitetit ka në të gjitha qytetet kryesore.