Vlorë, asgjësohen 860 rrënjë kanabis sativa, vijon operacioni

255

860 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar në Vlorë, ndërsa vijon operacioni i policisë për të bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e lëndës narkotike. Sipas policisë në fshatin Velce janë gjetur 5 parcela ku ishin mbjellë  550 rrënjë kanabis, ndërsa në fshatin Treblove janë zbuluar 310 rrënjë kanabis. Lënda narkotike me një lartësi  prej 1.8 metra ishte kultivuar në tokë publike. Janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe asgjësimi me djegie i lëndës narkotike.  Materialet iu referuan Prokurorìsë për veprime të mëtejshme për identifikimin e autoreve.