Basha akuza Ramës: Nga inati ka bllokuar çdo projekt të bashkisë

393
Sigal

Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nga inatet personale po bllokon punën e bashkisë. Gjatë përurimit të bllokut Sadik Petrela në kryeqytet, Basha tha se kryeministri Rama ka bllokuar çdo prejekt. “Gjithë qytetetarët e Tiranës vlerësojnë angazhimet e marra dhe angazhimet e përmbushura nga Bashkia e Tiranës. Por jo çdo kush është i gëzuar për këto punime. Një trashëgimi na ndjek, me bllokimin, dhe  ka një luftë politike. Jo çdo kush i gëzohet këtyre arritjeve, e sidomos ata që janë me mentalitetin e vjetër. Pasi kjo është një sfidë, e ndërsa ata kanë vetëm fjalë e asnjë vepër. Është kthyer në një luftë, pasi ka bllokuar çdo projekt të Bashkisë së Tiranës. Ne jemi optimisë në projektet tona, do të ecim sipas programit tonë”, ka thënë kryetari i Bashkisë Lulzim Basha.