Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar sot një të dyshuar si bashkëpunëtor i Met Kananit, i ashtuquajturi “Escobari i Ballkanit” i arrestuar në Turqi për trafik droge.

Policia e Shtetit thotë zyrtarisht se në vijim të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Preçizioni”, u bë ndalimi i shtetasit Besmir Lupi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Lupi është pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal që kryente të trafik të sasive të mëdha të drogës të drejtuar nga Met Kanani, i arrestuar kohë më parë në Turqi.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndaj Lupit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhrin e arrestit më 11 maj 2018, për trafik droge në bashkëpunim dhe për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.