Vlora “pushtohet” nga flakët/ Pas Palasës, bie zjarr edhe në Nartë, rrezikohen banesat

141
Sigal

Nuk rreshtin zjarret në territorin e Vlorës. Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe toke me shkurre në zonën e stadiumit të Nartës në Vlorë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën zjarrfikësja dhe 4 efektivë të cilët arritën të vinin nën kontroll flakët.

Ndërkohë banorë të zonës së ish fushës së druve kanë njoftuar për një situatë zjarri pranë banesave të tyre. Menjëherë ka mbërritur në zonë një mjet zjarrfikës dhe 3 efektivë për të normalizuar situatën