Eduard Elezi: Kriza energjitike pritet të thellohet për shkak të abuzimeve, Kaskada e Drinit është nën nivelet historike të saj

261
Sigal

Migena Neli/

Kriza energjetike është lajmëruar prej një viti tashmë nga shefi i qeverisë por duket se masat për të mbrojtur qytetarin shqiptar nga kjo krizë kanë qenë të pakta. Se si po vepron qeveria, KESH e OST në lidhje me sigurimin e energjisë elektrike, Gazeta Telegraf  ka intervistuar ekspertin e energjitikës Eduard Elezi.

Si i shihni publikimet e fundit nga ministrja Belinda Balluku e cila thotë se duhet të fikim dritën kur dalim nga banesa? A do të na shpëtojë ky veprim përballë krizës?

Në lidhje me atë çfarë deklaron ministrja është e papërgjegjshme sepse ajo është ministre që duhet t’i japë zgjidhje çdo problemi që ka ministri. Jo vetëm në fushën e energjisë elektrike, por edhe në fushën e minierave, rrugëve, aviacionit  etj etj çfarë ka kjo ministri. Dhe ti thuash qytetarit shqiptar që fikni dritat atëherë normalisht kuptohet që këtu ka një krizë shumë të madhe. Ose krizë jo energjitike sepse energji ka, por është një krizë financiare që e ka sektori i energjisë. Kjo kriza financiare vjen nga borxhi që kanë kompanitë shetërore cilat operojnë në sektorin e energjisë elektrike. Të tre këto kompani që operojnë, Koorporata e Energjisë Elektrike, Sistemi i Transmetimi dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë një borxh rreth 1 miliardë e 200 milionë euro. Borxh që kanë nëpër Banka, këto borxhe i kanë qoftë te Banka Botërore, qoftë te FMN qoftë te bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Dmth këto kompani janë në borxh dhe ky borxh sjell vështirësi dhe kolaps në gjithë sektorin e energjisë elektrike. Ka një rritje të çmimeve të energjisë elektrike për bizneset. Dhe këtë e them me kompetencë, Me shifra të sakta është 90% e sasisë së energjisë që konsumojnë bizneset biznesi i vogël dhe biznesi i madh është energjia e cila është me çmim të rritur. Çmimi i energjisë ka qenë 9.5 lekë sepse është energji me shumicë. Ka qenë 11 lekë sipas nivelit të tensionit dhe ka qenë edhe 12.5 lekë. Ky çmim tani është bërë 19.5 lekë që do të thotë bashkë me TVSH shkon mbi 200 lekë kilowat (me të reja). Gjithashtu ka edhe një problem tjetër i cili është një problem në fushën e menaxhimit të importeve pra energjisë që duhet të blejë Shqipëria për mbulimin e humbjeve. Në bazë të ligjit mbulimi i humbjeve bëhet nëpërmjet kompanisë së operatorit të sistemit të shpërndarjes dhe ajo detyrohet që ta blejë energjinë në treg për shkak që të investojë dhe të ulë humbjen. Për humbjet janë investuar 1 miliard euro prej 10 vitesh pra nga 100 milionë euro në vit dhe humbjet janë po prap në ato nivele sepse sasia që blihet për mbulimin e humbjeve është pothuajse e njëjtë përpara viteve 2013. Që do të thotë për humbjet është investuar 1 miliardë euro, ose më mirë të themi nuk dihet ku kanë shkuar këto 1 miliard euro dhe niveli i humbjeve është po ai që ishte më përpara. Pra këta nuk e kanë ulur nivelin e humbjeve pavarësisht parave se ku kanë vajtur. Problem tjetër në sektorin e energjisë është prokurimi ditor dhe 2 ose 3 ditor. Më parë bëheshin prokurime mujore, 3 mujore, 6 mujore dhe vjeçare. Që do të thotë blihej një sasi bazë vjeçare 100 MegaWat dhe pastaj alternohej sipas nevojave që kishte në të gjithë muajt por ndryshon. Kështu që patjetër blihej një sasi bazë për humbjen e energjisë dhe pastaj lëvrohesin një herë në disa muaj sipas nevojave. Sot nuk ndodh kjo sot blihet energjia ditore ose javore. Por çfarë ndodh me këtë energji, nëse  i referohemi bursës HUPEX (bursa hungareze e energjisë), ku referohet sektori i energjisë në Shqipëri në lidhje me tarifën. Tarifa vjetore për çmimin e energjisë elektrike është 211 euro për MegaWat/orë. Po ti referohesh tenderave që bën koorporata elektro energjitike mesatarja e blerjeve për 6 muaj është mbi 450 euro MegaWat/ orë. Pra është mbi 230 euro mbi mesataren e bursës. Çfarë ndodh fenomen tjetër me blerjen e energjisë në shqipëri. Është blerë në ditën A me referencë 520 euro MegaWat, bursa hungareze në momentin e lëvrimit të enegjisë e deri në përfundim të kësaj kontrate, kta kanë vijuar të blejnë me 520 euro, por bursa ka qenë me një mesatare javore 410 euro. Pra do të thotë se është 110 euro mbi bursën dhe sasia e energjisë e blerë në atë javë i bie të jetë shprdorim i parasë publike. Pasi janë shpenzuar mbi 4 milionë euro brenda 1 jave.

A po bëhet kjo si një praktikë dashakeqe nga qeveria apo është keqmenaxhim i situatës?

Kur keqmenaxhimi përsëritet mbi 20 herë se kanë bërë mbi 60 e sa tendera dhe kur ky fenomen përsëritet në shumë tendera kjo është vjedhje. Është vjedhje pasi keqmenaxhim është një term intelektual për ta përdorur. Keqmenaxhimi mund të ndodhë në një rast kur nuk ke një informacion të bollshëm për bursën, por jo sa herë e javë për javë. Dhe lihen prokurimet afatgjata dhe blihen me prokurime afatshkurtra janë 2 ose 3 kompani që fitojnë gjithmonë tenderat  dhe vazhdon ajo kompania gjatë gjithë muajit që të fitojë tenderat ditorë apo tenderat javorë që bëjnë këta. Kështu që ky nuk është keqmenaxhim në kuptimin “e zhvillova një tender por më lëvizi bursa”, por kjo është me dashje dhe me qëllim. Deri më sot janë shpenzuar 350 milionë euro vetëm blerje energjie. Po ti referoheshim çmimit mesatar afatgjatë normalisht që kjo do të ishte e përgjysmuar si shumë dhe kishte mundësi për një menaxhim më të mirë. Por pse shkuam deri në këtë pikë kur po rrezikohen nivelet e liqeneve dhe në kaskadën e Drinit. Sepse kemi prodhuar shumë më shumë energji se blerja jashtë. Ngaqë ka kufizime në anën financiare normalisht që ti merr nga prodhimi vendas, nëse rrit prodhimin vendas normalisht që do të ulësh kaskadën e Drinit. Për shembull Fierza në muajin Maj dhe fillimi i Qershorit ka qenë në kuotën 296, në kuotën maksimale. Dhe sot që po flasim (Gusht) është në kuotën 276 dmth po i drejtohet fundit me shpejtësinë maksimale. Nëse nuk do të prokurohet më shumë energji për momentin sepse kemi arritur në këto nivele, dhe energjia e prokuruar duhet të ishte afatgjatë dhe duhet ti japim një zgjidhje edhe afatshkurtër edhe afatmesme sepse vendi po shkon edhe në atë që quhet cenimi i sigurisë së furnizimit për konsumatorët, qytetarin shqiptar dhe për biznesin shqiptar.

Aktualisht është ndaluar importi dhe po përdoren vetëm rezervat, çfarë do të thotë kjo për nivelin e liqeneve?

Është ndaluar importi prej më shumë se 2 javë dhe ka pasur vetëm një procedurë tenderimi për vetëm 2 ditë dhe është marrë një sasi shumë e vogël energjie. Qeveria vijon përsëri në këtë model vazhdojnë sepse ky model kushtëzohet edhe nga ana financiare për të zhvilluar tendera afatgjatë. Janë në ato nivele borxhi që nuk arrijnë dot që të përmbushin kontratat pasi normalisht kontrata duhet paguar kshtu që ata janë në ato nivele që as kontratën nuk e paguajnë dot. Vështirësia financiare ka sjellë edhe rrezikun e asaj që quhet furnizim me energji elektrike për për konsumatorin shqiptar, për qytetarin shqiptar dhe për biznesin shqiptar.

Ndërsa flasim për vështirësi financiare kemi edhe një tender nga OST për trajtimin kozmetik të punonjëseve femra si e komentoni këtë?

Kjo është pjesë e keqmenaxhimit dhe vjedhjeve që bëhen. Nga forma e  vjedhjeve kjo nuk mund të konsiderohet nga ato të mëdhat sepse tenderi është diku te 150 mij euro, por i le të kuptojë qytetarit shqiptar se abuzimi nuk vjen nga mosdija apo një llogari e shkuar keq në bursë. Por abuzimi ka arritur në kulmin deri aty sa hyjnë në procedurën e tenderimit edhe këto objekt blerjesh.

Duke u ndalur edhe pak në gjendjen e Kaskadës së Drinit dhe liqeneve sa mund të përballojë furnizim me energji në nivelet ku jemi?

Kaskada e Drinit sot në këto nivele mund të ketë edhe 300 milionë KW, Shqipëria konsumon mbi 20 milionë dhe bëhet llogaria duke dalë në përfundimin që mund të përballojë të paktën deri në 15-20 Shtator. Mund të ketë një farë alternimi edhe me importin dhe kaq mund të përballojë edhe Shqipria në Kaskadën e Drinit dhe pastaj ajo duhet të kalojë menjëherë në mbyllje pasi shkakton probleme të tjera me hidrocentralet. Të cilat janë probleme teknike, llumi që sjell Drini etj etj kështu që patjetër duhet ruajtur edhe siguria e HEC.

Në lidhje me rajonin sa është çmimi i energjisë për shqiptarët, duke marrë parasysh që jemi vend prodhues i energjisë?

Me rajonin jemi ndër vendet me çmimet më të larta në rajon përveç Serbisë. Serbia ka çmimet pak më të larta se ne, ne jemi vendi i dytë me çmimet më të larta në rajon dhe e gjithë pjesa tjetër e rajonit i ka çmimet më të ulta.

Sa i përket TEC-it lundrues në Vlorë, a është kjo një mënyrë të cilën do të mund ta shfrytëzojmë për të prodhuar energji ndërsa ambientalistët kanë ngritur alarmin për ndotjen që shkakton një praktikë e tillë?

Jam njohur me një kontratë që ka bërë KESH për të marrë 2 anije me qira për prodhimin e energjisë elektrike. Pikë së pari dua të sqaroj se këto nuk janë termocentrale, por këto janë motor gjenerator që do të thotë se këto punojnë me naftë të rëndë. Për pjesën e ambientit aty ku do të vendosen anijet sipas projektit që kanë ajo me të vërtetë është shumë ndotëse pasi këto anije përdoren vetëm në vendet e botës së tretë. Në Europë nuk ka asnjë shtet kështu anijesh këto përdoren në Zimbabwe, Etiopi e Somali vetëm atje përdoren këto lloj anijesh. Anijet janë model i vjetër janë model që ndosin shumë. Por dua të flas pak më shumë nga ana financiare, KESH ka bërë një kontratë për marrjen me qira të këtyre dy anijeve për 2 vite. Dhe kontrata është 95 mijë euro në ditë vetëm qira, për 2 vite i bie rreth mbi 70 milionë euro. Që do të thotë nëse ke 70 milionë euro investo dhe rregullo atë problem që ka TEC i Vlorës i cili është problemi i vetëm i marrjes së ujit nga deti, pra janë probleme teknike. Dhe mund të shfrytëzohet TEC i Vlorës i cili është i lidhur me sistemin dhe mund të furnizohet diku te 100 MegaWat gjithë sasia. Por me 70 milionë euro ata mund të shtrijnë edhe tubacionin nga Semani aty ku kalon projekti TAP deri në TEC e Vlorës dhe mund të bëhet combined cycle (cikël i kombinuar) sepse kështu është i modeluar që ai të punojë edhe me gaz, kështu mund të shfrytëzohet edhe kjo pjesë. Dhe këtë nuk e bëjnë por duan të marrin 2 anije të cilat me gjithë kostot e naftës e cila është D2. Nafta D2 nuk ka proces biznesi me naftën në Shqipëri nuk lejohet me ligj, për ktë duhen nxjerrë akte ligjore nënligjore etj që të furnizohen 2 anijet me naftë. Ka ndotje të ambientit të jashtëzakonshme pasi siç e thashë këto anije përdoren në vendet e botës së tretë. Standardi Europian nuk i njeh këto anije nuk janë të certifikuara. Doli ministrja dhe u shpreh se këto i ka certifikuar Banka Botërore, por BB nuk certifikon në lidhje me ambientin por janë institucione të tjera. Ka edhe institucione shqiptare që certifikojnë, këto nuk kanë asnjë certifikim madje me sa informacion kam unë këto vijnë nga Bangladeshi. Nuk e kam për kompaninë me të cilën ka lidhur konratën por me KESH pasi e gjithë kostoja e përdorimit të këtyre anijeve për 2 vite shkon mbi 770 milionë euro, dhe në fund anijet janë të marra me qira nuk janë pjesë e KESH apo e shtetit shqiptar.

Kryeministrin Rama e kemi parë të inspektojë edhe parqet fotovoltaike, ndërsa kur bëjmë bilance ato nuk llogariten fare si përfitues energjie?

Parqet fotovoltaike dhe të gjithë pjesa tjetër që prodhon energji nga burime të rinovueshme janë investime të Bashkimit Europian. BE i jep fonde vendeve që të zhvillojnë investime të tjera. Shqipëria nuk ka përveç 20 megave që janë bërë në Fier, lejet janë dhënë shumë më përpara. Nuk ka asnjë leje përfundimtare për investime të llojit të tillë. Jepej leje paraprake, por asnjë përfundimtare. Këto janë shumë të mira për situatën e para pasi janë energji e rinovueshme dhe e dyta kanë një kosto jo shumë të lartë të prodhimit. Dhe e treta lufta në Ukrainë ka sjellë një farë rritje të çmimeve të energjisë elektrike në gjithë Europën dhe normalisht investime të tilla do të ishin shumë të mira për Shqipërinë sepse duke gërshetuar energjitë e rinovueshme me hidro që kemi atëherë mund të kemi një lehtësim të kostove të konsumatorit dhe një furnizim të garantuar me energji elektrike. Shkon Ministrja dhe bën shfaqje dhe hap projekte të tilla të cilat ende nuk kanë marrë një leje, janë ende në fazë paraprake të marrjes së dokumentacionit. Dhe nuk ka investime të tilla, asnjë investim nuk ëhstë bërë në panelet diellore. Por ka edhe diçka tjetër është dhënë një leje paraprake dhe është caktuar një çmim për një kompani që është në Karavasta e cila ka dy pjesë dhe në total ka rreth 140 MegaWat dhe ajo që kanë rënë dakord që njëra nga pjesët pra 70 MegaWat të jetë me çmim 24 euro për MegaWat, por nuk ka një transparencë të kontratës. Sepse nëse këto 24 euro Kompania që menaxhon 2 parqet tja japë shtetit shqiptar 70 MegaWat dhe pjesën tjetër e shet vetë atëherë çfarë leverdie ka konsumatori shqiptar. Nëse ja jep energjinë me 24 euro atëherë është gjë tjetër, por asnjëherë nuk publikohet ajo kontratë.

Me sa lekë blihet energjia në HEC në vend a është i njëjti çmim sa në bursë, si e stimulon qeveria blerjen e prodhimit të energjisë në vend?

HEC-et e vegjël që janë dhënë me koncension nga shteti shqiptar deri në vitin 2013 kanë qenë me koncension shumë leje të tilla për pjesën e asaj që quhet prodhim i energjisë elektrike nëpërmjet hidrove. Dhe ata sot të githë bashkë prodhojnë rreth 1.8 TerraWat në vit. 1.5 deri në 1.8 në varësi të reshjeve pasi jane run of river (rrjedhje e lumit). Këto HEC- e shesin energjinë të qeveria shqiptare me rreth 65 euro për MegaWat dhe OST ka pasur kontratë 15 vjeçare me këto kompani dhe e githë sasia që ato prodhonin ishte e destinuar për konsumatorin shqiptar. Disbalancat e tyre, pra nëse në kontratë parashikonte prodhimin e 5 MegaWat por në kohë me pak reshje prodhonte vetëm 2 MegaWat këto mbuloheshin nga KESH. Çmimi i disbalancave është trefishuar në treg. Çfarë ka nddhur? Ka ndodhur kjo që HEC-eve u është bërë presion që ta shesin energjinë në treg me çmimin që duan. Dhe këta tregtarë që i shesin KESH e OST energjinë marrin energjinë e këtyre HEC-eve sot megjithëse jo me çmimin që e blejnë në bursë, por me çmim të rritur. Dhe kjo energji që qytetarëve u shkonte me 65 euro tani do i shkojë me 400 ose 450 euro dhe nuk po flasim për pak energji, por për 1.8 TerraWat. 1 miliard e 800 milionë KiloWat sot nuk u merret HEC-eve të vegjël nëpërmjet asaj tarife që kishin të rregulluar që ishte 65 euro dhe me çmimet e sotme është shumë e lirë, por ika nxjerrë në treg për ta blerë ktë energji. Tani KESH e blen energjinë me cmim tregu sepse duhet ajo energji për konsumatorin me 400 apo 500 euro aq sa po blejnë tenderat afatshkurtër. Ky është fenomeni që ka ndodhhur. Ndërsa tjetër ka ndodhur kjo që kanë prekur ligjin për koncensionet. Sepse këto HEC-e kanë forma të ndryshme të dhënies ka forma BOO Build Operate Own (Ndërto Operon dhe përvetëso) ka formën BOT Build Operate Transsfere (Ndërto Opero dhe Transfero në shtet)  që për 35 vite e përdor dhe duhet ta kthejë te shteti shqiptar dhe është pronë e shtetit dhe forma tjetër me HEC ekzistues të vegjël ROT Rebuild- Operate Transsfere (Rindrto opero dhe transferoje në shtet) pas 25 ose 30 vitesh. Këta e kanë cenuar ligjin, por çfarë ndodh me cenimin e ligjit këto HEC të vegjël kanë marrë kredi në banka të nivelit të dytë në Shqipëri dhe kredia është dhënë në bazë të projektit që ka për HEC dhe në bazë të një kontrate afatgjatë që kanë me OST këta dalin jashtë kushteve të garancive që u kanë dhënë bankave. Dhe mund të ketë probleme financiare shumë të theksuara dhe Bankat mund tu dejtohen atyre për të marrë pronën ose për të marrë dicka tjetër që është lënë si kolateral. Kshtu që me këtë formë duke dashur që të vjedhin që të abuzojnë e që të marrin energji me 500 euro për të bërë marrëveshjet e tyre ata kanë shkatërruar një sistem ligjor i cili ishte kthyer në biznes. Në biznes për bankat në biznes për HEC e vegjë në biznes për konsumatorin shqiptar sepse merrte një energji më të lirë sesa energjia që është sot në bursa.