Vlora pa energji elektrike, ja lagjet që do të preken

506
Disa lagje në qytetin e Vlorës do të vijojnë të jenë pa energji elektrike si pasojë e disa punimeve që po kryhen në dy linja kryesore dhe që pritet të përfundojnë nesër.
Operatori i Sistemit të Transmetimit informon se afati i punimeve në linjën 110 kV Babicë – Vlora2 dhe në linjën 35 kV Babice – Tec1 do të vazhdojë deri nesër më datë 10.12.2015 ora 16:00 për shkak të një problemi të paparashikuar.
Zonat në rrethin e Vlorës që do të preken nga stakimi i energjisë elektrike janë pjesërisht lagjet: “10 Korriku”, “Pavarësia”, “Uji i Ftohtë”, Kalaja, si dhe depot e ujësjellësit D6 dhe D7.
Sigal