Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, makina përplas për vdekje kalimtarin

432
Sigal

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Një automjet me targë AA 031 IH ka përplas një kalimtar, rreth orës 19:15.
Si pasojë e plagëve të marra nga goditja, kalimtari i cili nuk është identifikuar ende, nuk ka mundur të mbijetojë.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi H. Hoxha është dorëzuar në polici, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.